5 pikat kyçe që vulosin të ardhmen e Ballkanit në BE
Në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur sot në Brdo të Sllovenisë, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmblodhi 5 shtyllat sipas të cilit përbëjnë fatin e Ballkanit në BE. Samtiti me 27 shtetet anëtare është pjesë e angazhimit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me agjendën strategjike 2019-2024.
1-Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Bashkimin Europian.
2-Lufta kundër korrupsionit si vlerë thelbësore europiane.
3-Vazhdimësia e reformave në shtetet që aderojnë anëtarësimin dhe investimet nga BE.
4-Bashkimi Europian duhet të dakordësojë së brendshmi angazhimin për zgjerim.
5-Një mbrojtje e fortë e Bashkimit Europian në aspektin e influencës globale.