5 pjata për liderët e BE-së në Samitin e Tiranës, ja çfarë konsumoi Presidenti Macron
Në martën e 6 dhjetorit, në Tiranë u zhvillua samiti historik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbyll me arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme siç ishte ajo e tarifave të Roaming apo e universiteteve.
Detajet vijojnë të marrin vëmëndje. Këtë herë nga dreka midis liderëve dhe menuja e përzgjedhur nga mikrpritësit shqiptarë për delegacionet nga BE.
Shefi i njohur i kuzhinës Juli Zguro, zbuloi në “Ftesë në 5” se përgatitjet nisën një javë më parë dhe dreka përmbate 5 pjata kryesore. Menuja kryesore kishte si bazë mishin dhe produktet e tokës, megjithatë nuk munguan as ushqimet e tjera me bazë peshku, vegjetariane apo pa gluten.
Zguro tregoi se presidenti francez, Emmanuel Macron shijoi shumë pjatën e parë, tartarin e viçit me tartuf të bardhë.