5 qarqet në Shqipëri me më shumë të prekur nga Covid-19

Situata më problematike nga pandemia e Covid-19 vijon të jetë në Tiranë, ku janë edhe më shumë se gjysma e rasteve aktive me koronavirus. Konkretisht, në kryeqytet, aktualisht ka 3253 të infektuar.

Qarku i dytë me më shumë të infektuar është Fieri me 658 raste aktive, i ndjekur nga Gjirokastra me 545 raste, Shkodra me 447 raste, Durrësi me 363 raste, si dhe Berati me 315 raste, shkruan GazetaShqip.

Kukësi është qarku me më pak të infektuar, me vetëm 44 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë, si pasojë e koronavirusit, në vendin tonë kanë humbur jetën 3 109 persona.

SHKARKO APP