5 rastet e bujshme të vrasjeve të shqiptarëve në Greqi

Vrasja e 35-vjeçarit Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ka ngjallur tensione të reja mes Tiranës dhe Athinës. Por në Greqi kanë ndodhur dhjetra raste të tilla por atje mediat vendase, thuajse nuk i ka pasqyruar këto ngjarje ndër vite.

5 ngjarjet e bujshme

Më 20 nëntor 2001, Gentian Çeliku, 20-vjeç, humbi jetën gjatë një operacioni të policisë në sheshin “Amerikis” në Athinë. Fillimisht u tha se ai kishte tentuar të godiste me thikë policin i cili vrau emigrantin për vetëmbrojtje. Sipas palës greke shkak ishte “shkrepja aksidentale e armës së policit”. Polici nuk u dënua për ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 23 shtator 2003, Vullnet Bytyçi, 18-vjeç, u vra pranë kufirit greko-shqiptar në zonën e Follorinës. Edhe në këtë rast policia pretendoi për goditje aksidentale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 8 nëntor 2007, 45-vjeçari Hilmi Latej, baba i pesë fëmijve u godit pas shpine nga policia që po ndiqte 11 shqiptarë kur po kalonin kufirin në afërsi të fshatit Levea të Follorinës. Policia tha se ngjarja ndodhi nga vetëshkrepja e armës së forcave të rendit.

Më 27 mars 2014, shqiptari Kudret Kume, që në Greqi njihej me emrin Ilia Kareli, u gjet i vdekur në qelinë e burgut tri ditë pasi kishte vrarë një gardian grek. Në qelinë ku shqiptari ishte masakruar nga të pakltën 15 policë të burgut nuk kishte kamera.

Më 3 gusht 2016, emigranti shqiptar Pëllumb Marnikollaj, 28-vjeç, u paraqit në komisariatin e policisë Patisia të Athinës, në zbatim të detyrimit për lirimin me kusht në maj të atij viti. Disa javë më vonë trupi i tij u gjet në një morg të zonës ndërsa policia greke tha se shqiptari u hodh vetë, me qëllim që t’i shpëtonte një arrestimi. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?