5 skenarët se si Donald Trump mund të shkatërrojë NATO-n

Donald Trump këtë javë intensifikoi në mënyrë dramatike kërcënimet e tij ndaj NATO-s, duke shprehur zhgënjimin për refuzimin e aleatëve të Amerikës për t’u përfshirë në një konfliktin kundër Iranit.

Pak ditë më parë, Presidenti amerikan deklaroi se po e shqyrtonte “absolutisht” mundësinë e largimit nga aleanca, ndërsa vërejtjet e tij në një fjalim televiziv u konsideruan më të fortat deri tani.

“Do të flas për neverinë time ndaj NATO-s,” tha Trump, duke shtuar më pas për POLITICO: “Jam i zhgënjyer prej tyre… nëse do të kisha ndonjëherë nevojë për ta, ata nuk do të ishin aty.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse deri tani Trump nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për t’u larguar, një veprim që ligji amerikan e ndalon pa miratimin e Kongresit, kërcënimet e tij kanë ngritur shqetësime mbi rolin e SHBA-së në aleancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analistët po shqyrtojnë disa skenarë të mundshëm të veprimeve të tij dhe ndikimin që ato mund të kenë.

Skenari 1:

Trump mund të vazhdojë të kritikojë NATO-n, duke vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të dobësojë besueshmërinë e aleancës dhe të inkurajojë kundërshtarët si Rusia dhe Kina.

Skenari 2:

SHBA mund të vështirësojë punën e aleatëve brenda NATO-s pa tërhequr trupat, duke bllokuar vendime të përbashkëta ose duke ndaluar financimin e shpenzimeve operative. Kjo do të ishte dëmtuese, por aleatët mund të plotësojnë mungesat.

Skenari 3:

Trump mund të tërhiqte deri në 9,000 ushtarë nga Evropa, duke goditur operacionet e përbashkëta, por kjo nuk do të ishte katastrofike pasi aleatët mund të zëvendësojnë trupat e SHBA-së.

Skenari 4:

SHBA mund të tërhiqet pjesërisht nga proceset e planifikimit ushtarak të NATO-s ose të bojkotojë takime, duke penguar efektivitetin e aleancës pa largim formal.

Skenari 5:

Largimi formal nga NATO kërkon miratimin e dy të tretave të Senatit dhe aktivizimin e Nenit 13 të traktatit themelues. Një veprim i tillë është i vështirë ligjërisht dhe mund të përballet me sfida gjyqësore dhe politike.

Ekspertët vlerësojnë se skenari më i mundshëm mbetet rritja e retorikës dhe presioni politik, ndërsa largimi formal i SHBA-së nga NATO duket i pamundur në praktikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?