5 të arrestuarit për rrëmbimin e Prengës
Këta janë deri më tani personat e arrestuar, për akuzën e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës dhe më pas zhdukjes së trupit të tij. Edhe tre persona të tjerë në kërkim nga Shkodra, po që për arsye hetimore identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Në pranga ranë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak dhe Festim Bexhdili. Në kërkim është shpallur nga policia, vëllai i Leonardit, Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” në Shijak.