5 viktima në 24 orë, ulen rastet e reja. 15 pacientë në gjendje të rëndë

Jetët e humbura nga Covid-19 në Shqipëri janë në numra të lartë. Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën 5 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3,499 testime nga të cilat 410 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 195 pacientë, ku 15 janë në gjendje më të rënduar.

SHKARKO APP