5-vjeçarja nga Hasi nuk dëgjon e as nuk flet, kërkohet ndihmë për shërim në Turqi

Pesë vjeçarja nga Hasi i Prizrenit nuk dëgjon e as nuk flet… kërkon ndihmën tuaj për shërim në Turqi.

Aurona Smajlaj nga fshati Romajë i Prizrenit tash e tre javë ndodhet në Turqi, kjo me shpresën se atje do të gjejë shërim.

Aurona e vogël ende nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme, nuk dëgjon dhe disa hapa i bën por me vështirësi.

Ajo vuan nga asthma, RPM, bronchopneonomia, incipiente dhe tonsilloadenoiditis hypertrophica.

5 vjeçarja nga Hasi i Prizrenit ka nevojë për ndihmë financiare, për kurimin e sëmundjeve asaj i janë kërkuar 21 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen e saj.

“Vajza i ka 5 vite, për cdo ditë i përkeqësohet gjendja shumë. Gjatë frymarrjes nuk dëgjon,  nuk fol, bllokohet çdo ditë e më shumë frymë nuk mundet me marr hiç përmes hundëve,  frymë merr vetëm përmes gojës edhe ato duke u ngulfatur dhe pastaj bllokohet totalisht”, tregon nëna e saj Sose Smajlaj në një bisedë për Indeksonline.

Nr. Xhirollogarisë: XK051502050002340247

Tel viber: 044 526 332

SHKARKO APP