5 vjet nga heqja e vizave, Fajon: Bëra gjënë e duhur

 

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila ndihmoi Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave, ka publikuar në Facebook një foto që i është dhënë sot, por që është bërë pikërisht ditën e liberalizimit, pesë vjet më parë.

Në foto janë një grup studentësh shqiptarë në Torino, të cilët udhëtuan drejt Brukselit për të përshëndetur vendimin, me banderola ku shkruhej “Faleminderit BE, faleminderit Tanja Fajon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Facebook, Fajon ka shkruar se ky është një kujtim i bukur dhe i falënderon ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kujtim i bukur. Këto janë momentet kur ti e di që po bëje gjënë e duhur. Mora këtë foto nga studentët shqiptarë, e cila ishte bërë në Bruksel saktësisht 5 vjet më parë. Si falënderim për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Tani, unë ju falënderoj juve!”, shkruan Fajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?