50 gramë tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës. Merren në pyetje 6 persona

50 gramë lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreut të degës së PD-së së Berishës në Vaun e Dejës.

Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpërtheu një ditë më parë.

Për ngjarjen e rëndë, ku Benard Ndrecës i bënë atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona, të cilët janë marrë në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të martën në mëngjes, dy persona të maskuar hynë në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe vendosën tritol në makinën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas disa orësh, Ndreca hyri në mjetin tip “Audi” për të nisur punën. Por, sapo lëvizi mjetin, sasia e tritolit e vendosur aty shpërtheu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?