50 mijë të mitur shfrytëzohen çdo vit në Shqipëri, Hazizaj: S’ka reagim nga qeveria

12 qershori përkon në ditën botërore kundër punës së fëmijëve. Edhe pse nuk është prezent vetëm në vendin tonë, fenomeni është i pranishëm dhe gjithmonë e më shumë në rritje. Janë të paktën 229 raste të fëmijëve që shfrytëzohen për punë në vitin 2022.

Këtë të hënë, shoqëria civile marshoi në sheshin “Nënë Tereza” për të shprehur sensibilizimin dhe rikthimin e vëmendjes në këtë situatë alarmante. Altin Hazizaj tha se këta fëmijë, konkretisht mbi 7% shfrytëzohen për të mbajtur familjet e tyre me bukë.

“Në sy vitet e fundit janë mbi 1 mijë telefona që qytetarë të interesuar bëjnë për sa i përket shfrytëzimit të fëmijëve. Në këtë ditë ndërkombëtarë duhet përfshirë edhe Shqipëria. Mbi 7% të fë miturëve në Shqipëri janë fëmijë që punojnë, kujdesen për familje etj. Janë fëmijë që sot shfrytëzohen për të mbajtur me bukë familjet e tyre. E gjithë Shqipëria duhet të ishte sot në këmbë. Thirrja jonë është e thjeshtë, autoritetet të hapin sytë, janë fëmijë që s’kanë bukën e gojës”,-tha ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka pasur reagime nga qeveritaret, si rezultat marshimi vjen në rrethana që do duhet kthyer të merret në konsideratë. Me përfundimin e shkollës 9-vjeçare të detyrueshme, përqindja e atyre që braktisin arsimin për të punuar trefishohet. Numri i përgjithshëm i fëmijëve 5-17 vjeç që punojnë llogaritet deri në 50 mijë çdo vit.

SHKARKO APP