50 persona pretendojnë helmim nga uji i pijshëm, reagon IKSH: S’ka vend për panik

Rreth 50 persona, banorë të lagjes nr.1 dhe të lagjes së “Vilave” në qytetin e Kukësit, pretendojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm. Ky pretendim vjen pasi ata kanë shfaqur në grup të njëtjat simptoma.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka reaguar për situatën.

Në një dalje publike, Denisa Duraku, shefe e Epidemiologjisë, bën të ditur se uji i pijshëm është i pastër bakterioligjik dhe se niveli i klorit është në parametrat e duhura.

“Po monitorojmë situatën, kemi ngritur grupet e punës. Situata nuk është alarmante, nuk ka problem dhe nuk ka arsye për panik. Kemi identifikuar rastet, janë kryesisht sporadike, shume pak janë në lidhje familjare. Duke qene se është situatë e verës, është stina është viroze, është edhe ngjitëse në momentin që shfaqet. Kemi monitoruar në vazhdimësi ujin, është i pastër, nuk ka ndotje klori në nivelet e duhura. Pacientët e prekur flasin për konsumin e bostanit të pjeprit. Duhet veçuar higjiena familjare, ajo vetjake në këtë moment qe jemi në një stinë virozash.”- është shprehur Duraku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?