50 të arrestuar në një javë

Policia e Shtetit njoftoi sot se gjatë një jave janë realizuar 13 operacione  për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, të lëndëve eksplozive, të armëve të zjarrit e municioneve, armëmbajtjes pa leje, prostitucionit, etj.

Në këtë kuadër  janë zhvilluar kontrolle dhe operacione  në të gjithë territorin e vendit për persona në kërkim, persona me preçedent penal, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, municion dhe lëndë eksplozive.

Në aksio kanë marrë pjesë Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori i Krimeve të Rënda, Forcat e Lëvizshme Operacionale, Forcat e Posaçme Operacionale, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, janë finalizuar me sukses Operacionet :

“Body”, “Spring 2016”, “Amplifikatorët”, “Struga”, “Mustang”, “Greps”,  “Velçani”, “Befasia”, “Farka 2016”,  “Agimi”, “Porosia”, “ Shpiragu” dhe “Prita”.

Si rezultat janë arrestuar 50 persona për veprat penale: “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” , “Prostitucion”, “ Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “ Vjedhje në bashkëpunim” etj.

Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 3 krëhëra, 4607 fishekë, 6 mina me telekomandë,1 snajper, 3 kg lëndë të dyshuara si tritol,100 kapsolla detonator,  si dhe rreth 64 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu janë sekuestruar automjete, telefona celularë dhe peshore elektronike me anë të të cilave këta shtetas kryenin veprimtarinë kriminale.

Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë.

SHKARKO APP