50 vite nga krijimi, baza ajrore e Gjadrit rikthehet në funksion për fluturimin e helikopterëve Black Hawk

Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit ka rifilluar funksionimin e saj, duke pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ferdinant Dimo, theksoi rëndësinë historike të kësaj baze. “Kjo datë shënon krijimin e një prej objekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e asaj kohe.

Në këtë bazë kanë punuar me përkushtim ushtarakë, pilotë dhe teknikë, duke realizuar detyrat e fluturimit dhe duke shërbyer larg familjeve të tyre për mbrojtjen e vendit. Sot, kur konceptet e sigurisë janë zhvilluar, rivitalizimi i bazës do të ofrojë infrastrukturë të re për trajnimet e ekuipazheve fluturuese të helikopterëve dhe për trajnimin bazik të pilotëve të rinj,” u shpreh gjeneral Dimo.

Swiss Digital Desktop Reklama

50 vite me parë, dy pilotë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21. Pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?