50-vjeçarja vetëhidhet nga pallati, dërgohet me urgjencë në spital

Një 50-vjeçare është hedhur nga lartësia e pallatit ku jeton. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Belushi” në kryeqytet.

50-vjeçarja me inicialet H.F është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 07:00, në rrugën “Xhon Belushi” është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP