50 vjet burg për 6 bashkëpunëtorët e Riformatos

 

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të dënojë me 50 vjet burg në total bashkëpunëtorët e pilotit italian të drogës në Divjakë, Giorgio Riformato.

Bëhet fjalë për Sajmir Bajramajn, Mariglen Ymerajn, Kleviol Ahmetin, Aurel Pupen, Orgest Bilbilin dhe Kristian Demçen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjashtë të pandehurit përfituan uljen e dënimit me 1/3 për shkak se ishte pranuar kërkesa e tyre për gjykim të shkurtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Sajmir Bajramaj nga 14 vjet burg që vendosi gjykata, do të bëjë 9 vjet e katër muaj burg
-Mariglen Ymeraj nga 14 vjet burg, 9 vjet e katër muaj
-Aurel Pupe – Nga 10 vjet burg, 6 vjet e 8 muaj
-Orgest Bilbili nga 11 vjet burg – 7 vjet e 4 muaj
-Kristian Demçe nga 11 vjet – 7 vjet e 4 muaj
-Kleviol Ahmeti u dënua me 10 vjet burg, por nga gjykimi i shkurtuar perfiroi ulje ne 7 vjet e 4 muaj.

Ndërkohë, piloti italian Riformato është duke u gjykuar veçmas pasi nuk pranoi gjykimin e shkurtuar. Ndaj tij po zhvillohet  proces normal ne gjykatën e Krimeve të Rënda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?