50-vjetori i Akademisë së Sigurisë, Nano: Sistem arsimor policor bazuar në standardet e vendeve euroatlantike

Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qenë i pranishëm në Akademinë e Sigurisë me rastin e 50 vjetorit të krijimit të saj. Për të objektivi është përmirësimi i mësimdhënies në këtë akademi.

”Për të përmbushur me sukses misionin dhe përgjegjësitë institucionale, Policia e Shtetit i ka vënë detyrë vetes të përmirësojë në vazhdimësi standardet dhe performancën e organizatës tonë, duke synuar në:

• Zhvillimin e një sistemi arsimor policor të bazuar në standardet e vendeve euroatlantike, i cili është i aftë për t’u dhënë shanse të barabarta të gjithë punonjësve të policisë;

• Aplikimin e një sistemi trajnimi të vazhduar, bazuar në parimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës;

• Ndjekjen e ecurisë në karrierë nëpërmjet shkollimit dhe trajnimit;

• Kryerjen e trajnimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve të Policisë në detyrë”, tha ndër të tjera Nano.

SHKARKO APP