500 euro për provim, Ministria e Arsimit: Padi penale ndaj pedagogut

 

Skandali i disa ditëve më parë i bërë publik nga emisioni “Fiks Fare”, në televizionin Top  Channel ku një student ka dhënë një shumë lekësh për të marrë provimet në Universitetin e  Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka nxitur jo vetëm debat në opinionin e gjerë në publik por dhe  reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ky fenomen është jo pak i gjetur në vendin tonë, ku studentët detyrohet të paguajnë për të marrë provimet.

"Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Fiks Fare” të këtij skandali të ndodhur pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, MAS ka kontaktuar me Rektoratin e këtij Universiteti, që ky institucion të marrë masat e duhura administrative për këtë rast. "- thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministria e Arsimit ka nisur procedurat për kallëzim penal ndaj pedagogut pranë Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Shkodër "MAS, vazhdon punën për zbatimin e reformave tërësore në të gjithë sistemin arsimor dhe fton  të gjithë studentët, qytetarët, prindërit dhe punonjësit në institucionet arsimore që të mos  hezitojnë të denoncojnë çdo rast abuzimi dhe korrupsioni në sistemin arsimor"- shton më tej Ministria e Arsimit dhe Sportit.

R. Shtylla

SHKARKO APP