500 kg kokainë në Durrës, vinte nga Kolumbia dhe shkonte në…

Sasia e kokainës së sekuestruar në Portin e Durrësit, është mbi 500 kg kokainë. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Informacionet tregojnë se ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe do të transportohej drejt Italisë. Ngarkesa u zbulua mbrëmjen e djeshme (27 shkurt 2018) në një kamion i cili kishte destinacion Italinë.

Sipas informacioneve të policisë kokainë ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit. Burime nga sektori i anti-drogës bëjnë të ditur se operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorga u zbulua me anë të qenëve anti-drogë, ndërsa nuk dihet ende sasia e kokainës. Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe me vendet partnere.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?