500 mijë euro në banesë/ Prokuroria kërkon 2.6 vite për Alda Klosin, 6 vite për sanitaren e saj

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot dënimin me 2.6 vite burg për ish shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 6 vit burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. Ndërsa kërkon pezullimin e dënimit për djalin e sanitares, Havier Dobi.

Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe vetë ish zyrtaren Alda Klosi.

Në seancën gjyqësore që po mbahet në gjykatën e Tiranës Rozeta Dobi shprehu pendesë për atë që ka ndodhur.

“Shpreh pendesë për atë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershne jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”, ka thënë Rozeta Dobi.

SHKARKO APP