500 mijë paund kanabis, kapen 5 shqiptarë
Policia britanike ka arrestuar 5 shqiptarë për veprën penale ”prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të llojit kanabis. Gjatë operacionit, janë identifikuar mbi 570 bimë kanabis, që ishin mbjellë në shtatë shtëpi të ndryshme në zonën e Brettonit.
Sipas mediave britanike, të arrestuarit e identifikuar janë Adrian Pepaj, 22-vjeç, i cili akuzohet edhe për mbajtjen e dokumenteve të rreme.
Kledian Lezaj, 27-vjeç dhe Sokol Sakuta, 23-vjeç, janë të akuzuar për veprën penale të prodhimet të lëndëve narkotike. Pas verifikimeve të hollësishme, dy nga pesë të arrestuarit janë liruar dhe po hetohen në gjendje të lirë.
Vlera e drogës, e cila u shkatërrua, do të kapte vlerën e 500 mijë paund nëse do shitej në tregun e zi.
KOHA JONË SONDAZH

