500 mijë shqiptarë në rrezik urie

Gjysmë milionë shqiptarë rrezikohen nga uria. ”Food Bank Albania”, pikërisht në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit mbi humbjet dhe mbetjet ushqimore, ka një apel për të gjithë qytetarët:

”Një pjesë ka tepricë, pjesa tjetër vuajnë nga mungesa. Le të kemi solidaritet, të bëjmë mirë për ata që nuk kanë. Të blejmë aq sa konsumojmë, të dhurojmë dhe të mos hedhim dhe shpërdorojmë asnjë produkt ushqimor që mund të shkojë për të pamundurit”.

Në gati 100 shkolla në vend, ”Food Bank Albania” zhvillon një orë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e çdo të riu mbi mënyrat se si mund ta ruajmë ushqimin. Shpërndarjes së fletushkave ditën e djeshme iu bashkua dhe Ministria e shtetit për Rininë Bora Muzhaqi.

SHKARKO APP