51 fëmijë të burgosur në ”Al-Hawl”, 300 mësues për të kthyerit nga kampet e Sirisë

Të paktën 70 shtetas shqiptarë mes të cilëve 51 fëmijë prej vitesh janë të bllokuar në kampin ”Al-Hawl” në Siri. Në pritje për tu rikthyer në atdhe shpresa e fundit e familjarëve të tyre është tek instancat shtetërore pasi vetëm nëpërmjet tyre është i mundur operacioni i riatdhesimin.

1 javë më parë për të nxitur këtë operacion ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Liban ku kërkoi mbështetje nga autoritetet vendase për të finalizuar procesin e riatdhesimit. Në një kohë kur pengesat për risjelljen e tyre nga Siria janë të mëdha, në Shqipëri kushtet për t’i rehabilituar fëmijët apo të rriturit që jetojnë në kampet e tmerrit, janë gati.

Një qendër koordinimi kundër ekstremizmit të dhunshëm prej dy vite e gjysmë punon posaçërisht për këtë qëllim. 300 mësues kualifikuar përbëjnë një strukturë të fortë në pritje të të kthyerve nga kampet.

“Vullneti i shtetit shqiptar është shumë i fortë dhe qendra e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm është ndërtuar dhe prej 2 vite e gjysmë vijon aktivitetin e saj për parandalimin dhe kundërshtimin e këtij fenomeni. Pikërisht sepse ka një vullnet të qeverisë qoftë në kuadrin e parandalimit por dhe të integrimit e rehabilitimit të shtetasve shqiptar në momentin që do riatdhesohen e do të kthehen në Shqipëri”, tha Lejdi Dervishi, Drejtoreshë e Qendrës kundër ekstremizmit të Dhunshëm.

SHKARKO APP