51-vjeçari humbet jetën në Divjakë, pasi bie në kontakt me rrymën elektrike

Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi duke punuar në soletë ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim pasi shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?