51-vjeçari që u gjet i co*ëtuar, banorët: Paratë që fitonte i pinte raki. Motra: Se kishim denoncuar zhdukjen

Trupi i co*ëtuar që u gjet në Xarrë, është i Adnant Jaupit nga Elbasani. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore, por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53-vjeçari kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Motra e tij thotë se kishte folur me të 1 muaj më parë, ndërsa sqaroi se nuk e kishin denoncuar në polici, pasi kështu procedonte dhe më parë.

“Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar”, tha ajo.

Po jashtë kamerave banorët e Xarrës thonë se viktima në të shumtën e kohës ishte në gjendje të dehur, dhe të hollat që fitonte duke punuar i shpenzonte për raki. Trupi i 51-vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë. Ishte analiza e ADN-së që vërtetoi se materiali kockor i përkiste 51-vjeçarit.

SHKARKO APP