“516 tërmete”, sizmologu: Çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim
Lëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë janë bërë tashmë një rutinë e zakonshme. Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01.
Mesnatën e kësaj të premteje janë shënuar 3 tërmete të reja, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1.
Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.
Sizmologo Rrapo Ormeni, sqaron situatën më të fundit sizmike në vendin tonë. Ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke theksuar se ato mund të zgjasim me ditë dhe me javë. Ormeni thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti të fortë.
”Ky tërmet ishte i një madhësie të tillë që do të ketë pasgoditjet do të vazhdojnë. Zakonisht, ky nivel magnitude, do të thotë se do të vazhdojnë disa ditë ose me javë. Në këtë drejtim, edhe gjatë natës në vazhdim ka pasur pas goditje dhe numri i tyre deri më tani ka arritur në 516. Karakteristikë ka qenë se njëra nga pasgoditjet ka qenë më e dallueshme me magnitudë 4.3, njëlloj si dy pasgoditje që kanë rënë pas tërmetit kryesor. Kuptohet që intensiteti ose numri i tyre vjen duke u zvogëluar”,-tha Ormeni.
Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë.
Sa ditë mund të zgjasë?
Pasgoditjes së këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme. Tërmetet të këtij niveli 4.2, 4.3 janë të zakonshme.
KOHA JONË SONDAZH

