52 vite burg për grupin e Lazaratit
52 vite burg në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda për të ashtuquajturin “Grupi i Lazaratit”. Arbion Aliko është ai që ka marrë dënimin më të madh. 13 vite burg ka dhënë gjykata për të, ndërkohë që Gurgaz Skënderi është dënuar me 11 vite burg.
Nga 10 vjet burg janë dhënë për Erik Skënderin dhe Alfred Prokon, ndërsa Beqo Brahimi është dënuar me 8 vite.
Të pandehurit u shpallën fajtorë për ngjarjet e qershorit 2014, ku mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.
Në total gjykata dhe 52 vite burg, konkretisht:
1-Arbion Aliko u dënua me 13 vite burg
2-Gurgaz Skënderi u dënua me 11 vite burg
3-Enrik Skënderi u dënua me 10 vite burg
4-Alfred Poko u dënua me nga 10 vite burg
5-Beqo Brahimi u dënua me 8 vite burg
KOHA JONË SONDAZH

