53 makina pa zhdoganuar, 10 policë në hetim
Dhjetë punonjës policie janë në hetim për shpërdorim detyre dhe kontrabandë. 4 punonjës janë arrestuar ndërsa 6 janë pezulluar nga detyra. Prokurorja e çështjes, Mirela Zavalani, perfaqesues te SHCBA dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dolën në një konferencë për të zbardhur detaje të operacionit të kontranbandës së automjeteve.
”Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 53 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për ti përdorur edhe për qëllime të tjera. Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse. Po hetohet për shpërdorim detyrë 10 punonjës policie, 4 janë në burg nga Qafë Bota, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga Kapshtica dhe Tre Urat. Ka edhe punonjës të tjerë të përfshirë që po hetohen”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

