53 vite burg për 7 persona që tentuan të trafikonin drogë drejt Italisë

Univesiteti Epoka shpall fituesit e Provimit të Pranimit Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar dënimin me 53 vite burg për 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë 900 kg kanabis.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me një total prej rreth 53 vitesh burgim për 7 persona, të akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.  Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë me skaf nga Vlora drejt brigjeve italiane sasinë prej mbi 900 kilogramë lëndë narkotike canabis sativa. Lënda narkotike është bllokuar nga forcat e policisë së shtetit në dhjetor 2013. Në përfundim të gjykimit, i cili është zhvilluar me procedurë të përshpejtuar, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin si më poshtë:

1. Jorgo Naçi, të dënohet me 8 vite e 8 muaj burgim.

2. Niko Brahimi, të dënohet me 7 vjet e 4 muaj burgim.

3. Athenajdo Abazi (Amarildo Abazi), të dënohet me 10 vjet burgim.

4. Saimir Shosha, të dënohet me 8 vite burgim.

5. Edison Latifi, të dënohet me 7 vjet e 4 muaj burgim.

6. Agur Malaj, të dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim.

7. V.B, të dënohet me 4 vite burgim (në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit).

SHKARKO APP