53-vjeçari u ekzekutua me 15 plumba (FOTO LAJM)

Plot 15 plumba janë zbrazur mbi 53-vjeçarin Fatbardh Lici mëngjesin e sotëm në Shkodër, pak metra larg banesës së tij, ndërsa kishte dalë si zakonisht për kafen e mëngjesit. Lici ishte babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Familja Lici ka hapur dyert e mortit, ndërsa 53-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 19:00.

Mësohet se pas ngjarjes policia ka shoqëruar 15 persona, kryesisht dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen. Po kështu grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe subjekteve të tjera pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar autorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatbardh Liciu vra mëngjesin e sotëm në orën 7:15 ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen “Guerile”. Policia po heton në pistën e gjakmarrjes, pasi 53-vjeçari ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhja me Lul Kullën

Fatbardh Lici është vrarë mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen e mëngjesit nga persona të paidentifikuar. Por viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë, por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës, në foto) i cili aktualisht ndodhet në burg.

Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar.

Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur.
Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?