54-vjeçari i pastrehë e kaloi natën e Krishtlindjes në lulishte (VIDEO)

 

Një 54 vjeçar i pastrehë prej muajsh kalon natën në lulishten e qytetit të Beratit. Në mungesë të punës dhe braktisjes nga familja, për të nuk bëri diferencë as mbrëmja e Krishtlindjes të cilën e kaloi si cdo ditë nëpër stolat e lulishtes.

Berat-Në mungesë të një pune, pa asnjë të ardhur dhe pasi familja e ka braktisur, një 54 vjeçar nga qyteti i Beratit ka përfunduar mes katër rrugëve.

Lulishtja e qytetit prej disa muajsh tashmë është streha e Luan Ziut, i cili apelon për ndihmë. 54 vjeçari mbrëmjen e Krishtlindjes e kaloi jashtë në të ftohtin e stinës së dimrit.

54 vjeçari ka kërkuar ndihmë për t’u punësuar apo strehuar edhe pranë bashkisë së Beratit, përfaqësues të së cilës thonë se rasti i tij do të shqyrtohet.

SHKARKO APP