54-vjeçari kërcënoi gruan dhe fëmijët, do ti vinte zjarrin banesës

Një 54-vjeçar nga Kamza është arrestuar, pasi kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç”.

Bashkim Domi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?