55-vjeçari nga Bulqiza vetëhidhet nga pallati
Aktualitet E Martë, 21 Prill 2020 10:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Mësohet se një 55-vjeçar është vetëhedhur nga pallati ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.L.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 55-vjeçarin drejt aktit të rëndë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.