55-vjeçarja hidhet nga furgoni dhe humb jetën, shoqja: Kishte debatuar me burrin

Një grua i dha fund jetës në mënyrë tragjike. 55-vjeçarja Merushe Gjuzi mëngjesin e kësaj të premteje, po udhëtonte së bashku me një shoqen e saj drejt Funarit në Elbasan, kur në një moment dyshohet se ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Shoqja e viktimës, tha se 55-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe pas sherrit mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë. E ndjera ishte ulur në vendin e pasëm dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh. Ndonëse të gjithë pasagjerët zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, përplasja ka qenë fatale.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëflijimit mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e saj për shkak të konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj. Shoferi i furgonit me të cilin udhëtonte viktima është shoqëruar në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?