57 mln euro financime për bujqësinë – Gati thirrja e dytë e programit IPARD

Agrobizneset dhe fermerët që kërkojnë mbështetje financiare , duhet të nisin përgatitjen e dokumentacionit përkatës, pasi më 30 tetor hapet thirrja e dytë e programit IPARD ku janë vendosur në dispozicion  57.6 milionë euro.

Në thirrjen e dytë, do të financohen 3 masa: Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët  Qumësht, Mish,  Fruta, Perime,  Vresht;  Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorë si: Qumështi dhe përpunimi i qumështit • Përpunimi i mishit • Përpunimi i frutave dhe perimeve • Vera;  Dhe diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorë si: • Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës); • Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale; • Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur): • Turizmi rural dhe i Natyrës; • Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale; • Punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës; • Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Financimi fillon me një minimum prej 10 mijë eurosh dhe maksimum deri në 2 milionë euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike arrin deri në 70 për qind të  totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit. Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është data 16 Dhjetor 2019.

SHKARKO APP