57 protestues të ndaluar për protestën e ditës së dytë, Gjykata e Tiranës jep sot vendimet

Pas katër protestave, numri i të ndaluarve është 57 dhe sot në orën 11:00 pritet që Gjykata e Tiranës do të japë masën për të ndaluarit gjatë protestave që kanë trazuar vendin. Dhjetëra efektivë policie ndodhen pranë ambienteve të kësaj gjykate.

Për shkak të numrit shumë të lartë të të arrestuarve janë ndarë në tre grupe të ndryshme, nga tre gjyqtarë, edhe për shkak të ambienteve të vogla të sallave në Gjykatën Penale të Tiranës. Kujtim Vraniçi do të caktoj masën e sigurisë për të miturit, ndërsa dy gjyqtaret, Ardjana Bera dhe Shefkie Demiraj, pjesën tjetër të protestuesve.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie është pasur me protesta në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë deri më tani janë zhvilluar 4 protesta, ku nuk kanë munguar përplasjet, tensionet dhe arrestimet.

Protesta e fundit në kryqytet u zhvillua ditën e djeshme, ku nuk mungoi një marshim i protestuesve në bulevardin kryesor, edhe pse masat e marra nga Policia e Shtetit ishin të rrepta. Mesditën e së shtunës, gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës.

SHKARKO APP