57-vjeçari del i gjallë nga banesa, lë nën rrënoja gruan dhe katër fëmijët

Një 57-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat e pallatit ku jetonte. Kërkesa e tij e parë sapo është vendosur në barrelë ka kërkuar që t’i jepet ujë.

Nga banorët e tjerë mësohet se ai është Robert Cara, 57-vjeç.

Cara ka qënë i pranishëm në banesë bashkë me gruan e tij dhe katër fëmijët e tyre, ku më i madhi është 30 vjeç. Deri më tani nga rrënojat është shpëtuar vetëm kryefamiljari.

Shqipëria është goditur sot nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën mbi 10 persona dhe janë plagosur mbi 350 të tjerë.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.

SHKARKO APP