57-vjeçarja u hodh nga furgoni, djali: Babai nuk e dhunonte. Kujdesej për nipin, pasi motra…
Merushe Gjuzi, vetëm 57-vjeç ishte në gjendje të rënduar psikologjike, kur mëngjesin e së premtes (20 tetor) u hodh nga furgoni që ishte në lëvizje, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme. Një ngjarje e trishtë që tronditi mbarë opinionin publik. Për ngjarjen në fjalë është arrestuar bashkëshorti i viktimës, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Djali i së ndjerës, në emisionin ”Me zemër të hapur”, ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj babait të tij, ndërsa theksoi se ai nuk ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës.
“Një vit kisha që kisha ikur në Gjermani. Para disa vitesh është zhdukur motra. I la nipin, dhe ajo kujdesej për nipin, 11 vjeç. Ajo ishte shumë mirë, e lashë mirë. Asgjë nuk është e vërtetë. Jeta paska qenë e vështirë për mua. Nëna merrte misra në fshatrat e Elbasanit dhe i shiste ne Bishti i Zhurit. Me këto të ardhura vinim vërdallë. Më pas ika unë në Gjermani, që ajo mos të punonte më. Por ajo nuk më dëgjonte, babai punonte shumë, ku të gjente. Pastronte kopshte, dhe oborre.
Babai me mamanë s’kanë pasur asnjë problem. Nuk kemi qenë keq fare nga ana ekonomike, babai punonte në Greqi më herët. Nuk kishin probleme. Se di si i hedhin baltë babës tim. Në orën 8 e 20 më ka rënë në telefon, por kam qenë në punë. Kur e mora në telefon, nuk mu përgjigj.
Vetëm pas 2-3 orësh më morën në telefon dajet, shokët dhe më treguan. Çdo ditë nga ora 9 më kanë telefonuar dhe më kanë treguar. Llafe në shtëpi mund të bësh, por nuk kemi pasur debate të mëdha. Ju lutem më sillni babain tim në shtëpi”, tha djali i të ndjerës.
KOHA JONË SONDAZH

