57 vrasje përgjatë 2019, Lleshaj: Një vit i ngarkuar

Situata e rendit dhe sigurisë në Shqipëri gjatë vitit 2019 sipas Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në mbyllje të vitit është në nivelet më të larta historike megjithatë ai deklaroi se në ditët e para të janarit publiku do ketë bilancin e plotë. Ndërkohë statistikat paraprake të vetë policisë flasin për 57 vrasje përgjatë vitit 2019, 6 më shumë se në 2018. “2019-ta ka qenë një vit i ngarkuar, e dini më mirë se sa unë ngarkesën që ka pasur Policia e Shtetit. mund të themi që po i afrohemi mbylljes së vitit me tregues mjaft optimistë, sa i përket progresit të bërë. Për këtë do kemi kohë të flasim ndoshta në ditët e para të janarit, në kuadër të një analize, ku do t’i pasqyrojmë më mirë treguesit. Por di të them kaq, që gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike”.

SHKARKO APP