570 besimtarë shqiptarë pjesë e haxhit në Mekë

Besimtarë myslimanë nga Shqipëria marrin pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet në Mekë. Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, tregon për udhëtimin dhe përgatitjet e qindra besimtarëve për në vendin e shenjtë.

“Janë 570 besimtarë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Situata klimatike ndryshon nga klima e vendit tonë, prandaj është udhëtim pak i vështirë”.

Cilat janë disa nga ritualet e rëndësishme gjatë udhëtimit në Mekë? ”Do të qëndrojmë deri në mbrëmje, kur haxhit përkushtohen në adhurime dhe rituale të tjera”. Mëngjesin e 9 korrikut do të kryhet falja e madhe në sheshin “Skënderbej” e më pas besimtarët do të festojnë me familjen dhe të afërmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?