58-vjeçari hipën mbi pusin e naftës dhe kërcënon se do të hidhet

Një 58-vjeçar me inicialet N.B, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë, ka hipur në një platformë metalike të pusit të naftës, duke pretenduar se do të hidhet. Arsyeja e këtij veprimi është pasi ai thotë se nuk është sistemuar me punë nga Bashkia. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me shtetasin N.B me qëllim zbritjen e tij.

SHKARKO APP