581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, rikonfirmon rëndësinë e bashkimit gjithëshqiptar, si një forcë e madhe

Përkujtimi i 581-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, i cili pati një dinamikë aktivitetesh dhe takimesh që kulmoi me inaugurimin e shtatores së Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, vepër e skluptorit Ardian Pepa, rikonfirmoi rëndësinë e bashkimit gjithëshqiptarë. Po, sot në këtë ditë të lidhjes në besë të kryezotëve të Arbrit, në këtë kremte të shënuar ishin të gjithë, nga gjithë shqiptaria, për të dëshmuar se ata i ndajnë kufinjtë administrativë, por jo ata shpirtëror, kulturorë dhe historik, e për më pak gardhet politike.

Festen e hijeshuan dhe I dhane kuptim pjesemarrja nga te gjitha trevat shqiptare. Na nderuan me pjesemarrjen e tyre, Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani, Kryetari BDI ne Maqedonnine e Veriut Ali Ahmeti, ish kryetari parlamentit maqedonas Talat Xhaferri Ministrit I Drejtesie Ulsi Manja, Ministri Brendshem I Kosoves Xhelal Sveçla, Ministrja e Induatrise, Ndermarresise dhe Tregetise Kosove Rozeta Hajdari, deputetja Shqipe Selimi, deputeti Daut Haradinaj, Kryetarja e konines Presheve Ardita Sinani, Kryetari Komunes Ulqin Genc Nimanbegu, Kryetaret e komunave te Kosoves Gazmend Muhaxherrri Peje, Ramiz Lladrovci Drenas, Ekrem Kastrati Malisheve, Ferit Idrizi Vushtri, luftetare e veprimtare te shquar si, Lahi Brahimaj, Nait Hasani, Ramadan Selimi, Ruzhdi Kurtishaj, Ambasadoret Skender Durmishi dhe Qemal Minxhozi, shume miq dhe qytettare nga te gjithe trevat shqipfolese.
Nje grup Arbereshe nga Kalabria te kryesuar nga Kryetari I Unionit te Arberesheve Itali, Ernesto Madeo i dhane me shume kuptim kesaj dite te madhe te Beselidhjes!
Artizane, piktore, femije, poete dhe kengetare, i dhane energji per dy dite qytetit tone!, shkruan në postimin e tij, kryebashkiaku, Pjerin Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë sot në ceremonë e përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës, që u zhvillua në Lezhë.
“Sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit – simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit”, u shpreh Osmani.
Osmani vuri në dukje se, historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe.
“Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, tha ajo.
Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

“Sot, me zemrën plot emocion dhe krenari të pamasë, pata nderin të jem në Lezhë, aty ku historia jonë mori udhë drejt pavdekësisë! Në këtë tokë të shenjtë, 581 vite më parë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe princat shqiptarë ngritën Besëlidhjen e Lezhës – betimin e madh për liri, dinjitet dhe mbijetesën e kombit tonë.
Besëlidhja e Lezhës nuk ishte thjesht një marrëveshje mes prijësve shqiptarë, por një betim i shenjtë, një ideal i lartë që na mësoi se shqiptarët, kur janë të bashkuar, janë të pamposhtur! Aty u shkrua me gjak dhe besë historia e një kombi që nuk u përkul kurrë përpara asnjë armiku!
Nga ai moment e deri më sot, ky amanet na ndriçon rrugën, na fton të jemi bashkë, të mbrojmë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë të shtrenjtë! Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar – ai ishte vetë shpirti i kombit, ai ishte zëri i të gjithë atyre që jetuan dhe ranë për këtë tokë!
Sot, përpara shtatores së tij madhështore, ne përkulemi me nderim, por njëkohësisht ngritemi më të fortë dhe më krenarë! Historia nuk është vetëm e shkuara jonë – është përgjegjësia jonë për të ardhmen!
Lavdi përjetë Gjergj Kastriotit Skënderbeut! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e kombit tonë!, shkruan në postimin e tij< Kryetari BDI ne Maqedonnine e Veriut Ali Ahmeti.

Ministri Brendshem I Kosoves Xhelal Sveçla në publikimin e tij shkrua: “Në Lezhën e Besëlidhjes, e cila kalendarit tonë historik ia jep ngjarjen e parë së shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve, u mblodhëm sot nga të gjitha trojet shqiptare për të shënuar 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.

Kuvendi i Lezhës, i mbajtur me 2 mars të vitit 1444 nën udhëheqjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dha mesazhin e qartë të bashkimit që përbën fuqinë. Ky akt i përbashkimit në rezistencë, themeloi shembullin e qëndresës ndër breza, pavarësisht fuqisë kundërshtare. Vullneti për liri e pavarësi e tejkalon çdo rrethanë pasi lidhet direkt me ndjenjën e sovranitetit.
Në 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, nderojmë me krenari e përulemi përpara statujës së Kryezotit të Arbërisë, strategut ushtarak e diplomatik, të liderit politik Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Historia e tij na udhëzon në mendim e në veprim, çdo ditë dhe përgjithmonë.
Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut!

“Pata kënaqësinë të marr pjesë në aktivitetin historik kushtuar 581-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare.
Ishte nder të vendosja kurorë pranë Memorialit të Skënderbeut dhe të mbaja një fjalë përshëndetëse pas zbulimit të shtatores së tij, një moment i veçantë që përjetëson lavdinë e Heroit tonë Kombëtar.
Lavdi figurave tona historike dhe frymëzim për të ardhmen e kombit!, shkruan në postimin e saj, Ministrja e Induatrise, Ndermarresise dhe Tregetise Kosove Rozeta Hajdari.

Kjo festë, ky përvjetor, kjo shtatore, Lezha, qyteti i lidhjes në besë së Arbërit, rivjen sot dhe dëshmon se ne jemi një dhe të pandarë, sepse ne jemi të dalë nga kjo Besëlidhje, nga ky amanet i t’parëve tanë, ai amanet që nuk e tret as dheu, ai premtim që thërret shqiptarinë se jem një komb.

Përgatiti: Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?