59-vjeçari humb jetën, Policia: Goditi rimorkion e një kamioni
Policia e Korçës ka dhënë informacion për një aksident të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Drenovë.
V.K, rreth 59-vjeç, banues në Korçë, ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në aksident. Sipas policisë, 59-vjeçari ka qenë me biçikletë kur dyshohet se ka goditur rimorkion e një mjeti tip kamion të parkuar në anë të rrugës, me pronar shtetasin D.Ç, banues ne Fier.
Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i biçikletës shtetasi V.K, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndërroi jetë, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.