59-vjeçari ngacmonte 12-vjeçaren, gjyshja: Erdhi me gurë natën! Çupa ka frikë të dalë
Dalin detaje të rënda nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq ku një 59 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur vetëm 12 vjeçe. Fillimisht vajza nxënëse shkolle nuk ka treguar për ngacmimet pasi i vinte turp dhe nuk donte të shqetësonte gjyshen e saj me të cilën jetonte
“Cupa nuk më ka treguar që e ngacmonte ky person se i vinte turp dhe nuk donte të më shqetësonte mua se isha e sëmurë. Ka 1 javë që e ndjek mbrapa”, tha gjyshja në një prononcim për Report Tv.
Madje vajza kishte munguar dhe në shkollë pasi e përndiqte. ”Unë dje isha te psikologia te shkolla që ta justifikoja që mos i vinte mungesa cupës,ai ishte aty i pirë,i tha cupës hajde këtu unë shkova e zura për gryke dhe e godita. Psikologia që pa cupën duke qarë tha do e lajmëroj unë policinë. Ai e ndiqte nga mbrapa, i fliste në telefon, pinte, ra cupa në depresion”.
Gjyshja e 12 vjecares bën të ditur se 59-vjecari ka qenë në gjëndje të dehur në rastet kur e ka ngacmuar mbesën e saj. Aika arritur deri aty sa të shkojë edhe në banesën e tyre.