6 bashki bëhen gati për zgjedhjet e së dielës

Bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje e Vorë po bëhen gati për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, që do të mbahen këtë të dielë. KQZ ka dërguar të parat materialet zgjedhore pranë KZAZ-ve.

Monitorët, dhomat e fshehta të votimit dhe kamerat janë marrë në administrim nga anëtarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Deri më tani nuk ka raportime për problematika.

Me 170 mijë votues Shkodra është një prej bashkive të mëdha ku do të votohet. Ata do të votojnë në 246 qendra votimi, kurse procesi administrohet nga katër KZAZ.

SHKARKO APP