6 bashkitë i besojnë mandatin e dytë në krye të qarkut të Korçës Ana Verushit
Konstituohet Këshilli i qarkut Korçë. Rikonfirmohet për një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të Këshillit të qarkut, Ana Verushi.
Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët nga 6 bashkitë e qarkut kanë votuar dhe zgjedhur Ana Verushin në krye të Këshillit të qarkut, e cila ishte e vetmja kandidaturë e propozuar nga grupi i këshilltarëve socialistë.
Nënkryetare e Këshillit të qarkut u zgjodh këshilltarja e bashkisë së Pogradecit Mimoza Shuli. Këshilli i qarkut të Korçës ka 24 anëtarë, shumica e të cilëve i përkasin PS-së dhe të tjerët partive të vogla aleate.
KOHA JONË SONDAZH

