6 marsi/ Berisha: Mos votoni dyshen Rama-Basha, ”Open Balkan” do ta hedhim poshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale, sot ishte në Lushnje në një takimin me fermerët.

“Ftojmë qytetarët të votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, të mos votojnë kandidatët e veglave të Edi Ramës, të Toyota Yaris të Dosjes Muzin, por të votojnë kandidatët e lirë, njerëzit e lire siç është Elton Bano”, tha ai.

Berisha e konsideron 6 marsin si betejë për pushtetin qendror, ndaj të tilla i ka dhe premtimet. Për ”Open Balkan”, ish-kryeministri tha se do ta hedhin poshtë.

”Ballkanin e Hapur do ta hedhim poshtë. Është nismë e rrezikshme për fermerët, pasi i detyron te krahasohen me fermerët që marrin subvencione të mëdha nga qeveria serbe. Fermeri nuk do ketë asnjë taksë në shitjet e tij, shteti do i paguajë atij të gjithë taksat që ai ka paguar ne blerjet e tij. Ky nuk është standard utopist, por standard i BE-së dhe ne do e vendosim këtë standard. Do rimbursohet çdo taksë e juaj në blerje për imputet, serat etj”.

SHKARKO APP