6 marsi, Berisha tur takimesh në bashkinë e Shkodrës

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 6 mars për 6 bashkitë e vendit, ndaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në një takim me intelektualët në qytetin e Shkodrës.

Më herët Berisha zhvilloi një takim edhe me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit të cilëve u premtoi investime në fushën e bujqësisë që sipas tij është diskriminuar nga qeverisja socialiste.

Turin e takimeve në bashkinë e Shkodrës, Berisha e mbylli me një takim me banorët e njësisë administrative Guri i Zi.

SHKARKO APP