6 marsi, KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet veç në bashkinë e Vorës

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, KQZ-ja ka miratuar këtë pasdite projektvendimin për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave vetëm në Bashkinë Vorë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se duke patur edhe dakordësinë e partive politike, votimi elektronik do të zbatohet vetëm në këtë bashki.

Po ashtu Celibashi deklaroi se organizimi për zgjedhjet po shkon në përputhje të plotë me të gjitha parashikimet dhe programin që KQZ ka bërë.

SHKARKO APP