6 mijë trupa në Shqipëri, Peleshi zbulon detaje për super stërvitjen që do të organizojë NATO

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbuloi për emisionin “Quo Vadis” afatet e nisjes dhe përfundimit të punimeve për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Ai deklaroi se puna në terren do të nisë në muajin tetor dhe investimi me vlerë 50 mln euro që i financuar në pjesën dërrmuese nga vetë NATO, do të mbyllet në vitin 2023.

Nga ana tjetër, Peleshi tregoi edhe prioritetin kryesor për Ministrinë e Mbrojtjes. Stërvitja ushtarake e NATO-s në muajin maj e kryesuar nga SHBA me pjesmarrjen e mbi 6 mijë trupave, sipas ministrit konfirmon rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rajon dhe konsollidojnë sigurine kombëtare përballë kërcënimeve të jashtme.

”Dua të sjell një informacion të publikut për një ngjarje që është shumë e madhe, nuk ka ndodhur asnjëherë, e pakrasueshme, është stërvitja “Defender Europe 2021”. Një stërvitje që do të zhvillohet nga Komandoja Europiane e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim edhe me forcat tona të Armatosura. Ky eveniment është prioritet i prioriteteve për vitin 2021. Nuk është thjesht një stërvitje por është por është një ngjarje një sjell shumë mesazhe në lidhje edhe me vulosjes e rëndësisë strategjike që Shqipeëria ka në rajon dhe më gjërë sesa kaq. Në stërvitje do të marrin pjesë mbi 6 mijë trupa. Në do të angazhohemi me 800-900 trupa shqiptare. Pjesa tjetër do të jenë trupa amerikane dhe nga shtete të tjera. Një pjesë do qëndrojnë në vendin tonë 1 muaj e gjysmë nga maji në qershor, të tjerët do jenë transit. Ngjarje të tilla na japin shumë dorë në konsolidimin e sigurisë tonë kombëtare por edhe për ti treguar rajonit dhe vendeve te tjera që Shqipëria ka aleat shumë të fortë të cilët e njohin dhe mbështesin rëndësinë strategjike që vendi ynë ka në rajon”,-tha Peleshi.

SHKARKO APP